Vendosni fjalën kyçe....

FSHF-ja publikon datën e fillimit të Superiores dhe kampionateve të tjera


Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije datat e fillimit të të gjitha garave futbollistike në vendin tonë për sezonin e ri.

Kështu Kategoria Superiore fillon në 12 shtator 2020 dhe mbaron më 22 maj 2021.

Datat e fillimit të të gjitha garave:

Kampionati i Kategorisë Superiore fillon më datë 12 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 Maj 2021.
Kampionati i Kategorisë së Parë fillon më datë 19 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 Maj 2021.
Kampionati i Kategorisë së Dytë fillon më datë 4 Tetor 2020 dhe përfundon më datë 16 Maj 2021.
Kupa e Shqipërisë fillon më datë 7 Tetor 2020 dhe përfundon më datë 29 Maj 2021.
Kampionati i Kategorisë Superiore për femra fillon më datë 26 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 Maj 2021.
Kampionati i Kategorisë Superiore U-21 fillon më datë 4 Tetor 2020 dhe përfundon më datë 16 Maj 2021.
Kampionatet e Kategorisë Superiore U-17/U-19 fillojnë më datë 20 Shtator 2020 dhe përfundojnë më datë 22 Maj 2021.
Kampionatet e Kategorisë së Parë U-17/U-19 fillojnë më date 4 Tetor 2020 dhe përfundojnë më datë 16 Maj 2021.
Kampionati i Kategorisë Superiore U-15 fillon më datë 27 Shtator 2019 dhe përfundon më date 30 Maj 2021.
Kampionati i Kategorisë Superiore U-13 fillon më datë 27 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 30 Maj 2021.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *