Alexey Navalny, blogeri, aktivisti antikorrupsion dhe drejtuesi i protestës në Moskë është në gjendje kome në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali siberian, ku u shtrua pasi avioni me të cilin fluturonte bëri një ulje të detyruar.
Zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh, tha se aktivisti i pavetëdijshëm ndodhet aktualisht në një ventilator në qytetin e Omsk, ku avioni i tij u ul të enjten në mëngjes.
Anatoly Kalinichenko, zv. mjeku kryesor i spitalit ku u shtrua aktivisti tha se nuk dihen ende shkaqet e sëmundjes së Navalny-t por dyshohet se ai është helmuar.paralajmëroi se “nuk ka siguri se shkaku i gjendjes së Navalny është helmimi”.
Sipas Yarmysh, në spital ka shumë policë ndërsa njofton se Navalny është në gjendje kome, në një gjendje të qëndrueshme por serioze. Ajo shtoi se stafi nuk ka dhënë një diagnozë të saktë deri tani.
Të enjten në mëngjes, Navalny ishte duke shkuar nga Tomsk për t’u rikthyer në Moskë kur papritmas u ndje keq në mes të fluturimit.
Yarmysh beson se Navalny, i cili nuk tregoi asnjë simptomë përpara fluturimit, ishte ‘helmuar me diçka të përzier në çajin e tij’ pasi ishte e vetmja gjë që kishte pirë.
Në mes të udhëtimit, shkruajti më vonë ajo, ai filloi të djersijë, shkoi në tualet dhe me sa duket humbi vetëdijen për një periudhë.