Vendosni fjalën kyçe....

Mourinho kërkon Bale në Tottenham


Jose Mourinho dëshiron të kthejë në Tottenham anësorin e Real Madridit, Gareth Bale, gjatë kësaj vere.

Bale, i cili është i padëshiruar në Real Madrid dhe plotësisht jashtë planeve të trajnerit Zinedine Zidane, mund të kthehet te klubi ku bëri emër në futbollin evropian.

Trajneri aktual i Tottenhamit, portugezi Jose Mourinho, është admirues i njohur i uellsianit.

Ai e kishte kërkuar 31-vjeçarin edhe gjatë kohës kur ishte trajner i Manchester United.

Por Bale deri tani ka qenë në qartë në qëndrimin e tij, duke theksuar se ka për qëllim të qëndrojë në Madrid deri në përfundim të marrëveshjes me klubin, e cila i skadon në vitin 2022.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *