Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, tha se administrata Trump e kishte kthyer presidencën në një ‘spektakël’, në fjalën e tij për kongresin Demokratik, duke e vlerësuar Joe Biden si një ilaç për të gjitha problemet e vendit.
Duke iu drejtuar mbështetësve në natën e tretë të kongresit kombëtar të partisë së tij të mërkurën, ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë mori një ton të ashpër për të folur mbi presidentin Donald Trump, duke e fajësuar për shumë nga problemet e admnistratës së tij.
“Kam shpresuar, për hir të vendit tonë, që Donald Trump mund të tregojë ndonjë interes për ta marrë seriozisht punën, që ai të vijë të ndiejë peshën e zyrës dhe të nderojë demokracinë. Por ai kurrë nuk e bëri.” – tha Obama.
Obama këmbënguli që administratë e Biden do i zgjidhte të gjitha problemet, duke u zotuar se ai do të vintë nën kontroll Covid-19, do zgjeronte kujdesin shëndetësor, do shpëtonte ekonominë dhe do rivendoste pozitën e SHBA-së në botë.