Policia në Mançester, përdori teknologji të shkallës ushtarake për të dokumentuar një bastisje ndaj një feste që prishi rregullat e vendosura kundër Covid-19.
Policia më pas i bëri thirrje publikut që të mos merrte pjesë në ‘tubime të mëdha të paligjshme’. Në pamjet e publikuara nga policia, tregohet një sulm gjatë natës në një festë në zonën periferike të Gorton.
Pajisjet termike zakonisht përdoren nga ushtria në zonat e luftës apo në operacionet kundër terrozimit por kësaj here ato u përdorën për të gjetur e shpërndarë personat që ishin mbledhur për të festuar, diçka e ndaluar në Britani nën rregullat e reja kundër pandemisë.
Sipas policisë, në festë ishin grumbulluar më shumë se 200 persona dhe disa prej tyre pretendohet se i kishin sulmuar policët gjatë aksionit.
Mançesteri është vendosur nën mbyllje të rreptë me banorët që ndalohen të takojnë persona të familjeve të tjera, me palestra e pishina të mbyllura. Baret dhe restorantet mbeten të hapura, por grupe të përziera të familjeve nuk lejohen të bashkohen.