Vendosni fjalën kyçe....

Prishtina sërish në telashe, konfirmohet një rast me koronavirus edhe në ekipin e dytë


Dje Prishtina u lejua për të luajtur në Europa Ligë, edhe pse me një vendim të çuditshëm të UEFA, ku do të duhet ta formojë një ekip të ri për të luajtur kundër Lincoln.

Kurse sot gjatë testimeve që ka bërë në IKSHP nga 27 persona, një person ka rezultuar pozitiv me koronavirus . IKSHP po ashtu ka treguar se nga testimet e djeshme, pas kthimit të Prishtinës nga Gjibraltari nga skuadra që kishte udhëtuar kanë rezultuar pozitivë nëntë raste.

Në një komunikatë për media të IKSHP-së të lëshuar në orët e vona është konfirmuar edhe një rast i ri me COVID-19 në skuadrën që Prishtina e krijoi gjatë ditës së djeshme.

IKSHP po ashtu është arsyetuar për rastet e reja që kanë dalë të kjo skuadër ditë më parë, kurse sot ka thënë se ka testuar, siç kanë thënë ata, Prishtinën 2 që do ta drejtojë Ramiz Krasniqi.

IKSHPK ka qenë në kontakt të afërt me menaxhmentin e KF Prishtina gjatë muajit të fundit me qëllim të ofrimit të shërbimeve të testimit për SARS-CoV-2 për anëtarët e saj. Me kërkesën e KF të Prishtinës fillimisht me datën 05.08.2020 janë testuar 34 anëtarë të saj nga të cilët shtatë kanë rezultuar pozitiv, testim ky i kryer para fillimit të përgatitjeve për ndeshjen në Gjibraltar”- thuhet në komunikatë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *