Vendosni fjalën kyçe....

Rama flet si shef i OSBE-së, tregon ç’po ndodh me Bjellorusinë


Kryeministri Rama ka folur si shef i OSBE-së teksa ka sqaruar situatën në Bjellorusi.

Ai shkruan se OSBE-ja nuk shkon në kryeqytetin bjellorus, Minsk, për foto por për të komunikuar me qeverinë e opozitën dhe për këtë duhet miratimi i të dyja palëve.

Më tej ai thekson se lidershipi shqiptar i OSBE-së i ka kryer me sukses detyrën duke fituar besim e respekt ndërkombëtarisht.

“Disa shqipe të politikës së madhe që fluturojnë lart, po vrerosen pse nuk kam shkuar në Minsk dhe ia paskam humbur një shans Shqipërisë! Në Minsk OSBE nuk shkon për selfie në protestë, po për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën, çka kërkon aprovimin e të dyja palëve.

Unë jam krenar për faktin se megjithë kohën e mallkuar të pandemisë, lidershipi ynë i OSBE ka kryer me sukses punën e premtuar dhe ka fituar respekt e besim ndërkombëtarisht, çka e tregon qartë edhe referimi i BE-së ndaj ofertës së OSBE për Minskun. Nuk i kemi bërë publike komunikimet e shpeshta të këtyre ditëve me aktorë të niveleve të larta në BE e jo vetëm, sepse kjo është natyra e punës në këtë fazë, por dua t’i siguroj të gjithë të interesuarit për këtë temë se Shqipëria po bën vërtetë më të mirën, bashkë me Suedinë.” – shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *