Vendosni fjalën kyçe....

Shërohet nga Covid-19 deputeti i opozitës, u kurua në Turqi


Deputeti i opozitës parlamentare Enver Roshi është shëruar nga Covid-19. Pas prekjes nga infeksioni ai u dërgua në Turqi për mjekim më të specializuar.

Njoftimin e ka bërë vetë Roshi i cili shkruan se si mjek e profesor e sheh më gjerë jetën, jo vetëm si njëri i thjeshtë por edhe si mjek.

“Nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për kujdesin dhe trajtimin mjekësor, ndjehem shumë i emocionuar. Qenia mjek dhe profesor në fakultetin e mjekësisë, por njëkohësisht dhe në politikë më bën ta shoh më gjerë jetën tashmë jo vetëm si njeri i thjeshtë, por edhe si mjek. Unë pata fatin që të shpëtoj nga Covid në spitalin tuaj, nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për cilësinë e trajtimit.” – ka thënë Roshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *