Ditën e nesërme në zonat e Qerekës, Tapizës, Laknasit, Bregut të Lumit dhe Domjes do ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Stakimet do jenë për shkak të ndërhyrjeve në rrjet të planifikuara nga OSHEE.
Energjia do ndërpritet në intervalin kohor nga ora 09-13:00 dhe 09:00-14:00.
“Në vijim të grafikut të punimeve të planifikuara në rrjetin e tensionit të mesëm, në datën 21 gusht do të kryhen remonte në një nga fiderat e NST Valias dhe NST Mëzez. Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 dhe 09:00-14:00
Pa energji do të mbeten këto zona
Pjesërisht: Qerekë, Tapizë, Laknas, Bregu i Lumit, Domje”