Pas vdekjes së 17-vjeçares Enisa Doda në plazhin e Velipojës ditën e djeshme, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka vendosur pezullimin e përkohshëm të mjeteve ujore në Velipojë.
Në vendimin e marrë nuk përcaktohet afati i shtrirjes në kohë të tij. Ditën e djeshme, Doda u mbyt në plazhin e Velipojës ndërsa lidhur me ngjarjen është ndaluar 25-vjeçari Indrit Bajraktari.
Ai kishte dalë në det me motor uji bashkë me 17-vjeçaren por është kthyer në breg i vetëm me not duke e lënë motorin e ujit në det bashkë me vajzën.
Kjo e fundit u gjet nga peshkatarët e mbytur rreth 800 metra larg bregut të detit. Bajraktari deklaroi fillimisht se e kishte lënë vajzën në breg u e kishte marrë xhaxhai ndërsa sipas policisë ai e ka braktisur atë në det.