Vendosni fjalën kyçe....

3 viktima dhe 115 raste të reja në Maqedoninë e Veriut lidhur me Covid-19


115 persona  kanë rezultuar pozitiv nga 1825 testime të bëra gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti në 13 308. 2774 raste vazhdojnë të jenë aktive, në 31 qytete.

Edhe në raportin e sotëm informohet për tre viktima. Dy prej tyre, një 62 dhe një 68 vjeçar janë nga kryeqyteti, ndërsa viktima e tretë 68 vjeç është nga Struga. Numri i viktimave arriti në 557 dhe më shumë se gjysma e tyre janë në Shkup.

Në Klinikën Infektive kujdes mjekësorë marrin 78 pacient, nga të cilët 40 pranojnë terapi oksigjeni. Ndërsa në Spitalin “8 shtatori” janë të shtrirë 69 pacientë, 4 prej të cilëve në frymëmarrje artificiale.

Statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se 50.16% e të infektuarve janë meshkuj, ndërsa  49.84% femra. Edhe sa i përket përqindjes së viktimave, 63.07 prej tyre janë meshkuj, ndërsa 36.93% jane femra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *