Policia u ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të burimit të pasurive pesë personave në Tropojë.
Bëhet fjalë për Dorjan Jahelezaj, Grenit Hasanpapajn, Kreshnik Haxhiajn, Mark Lekndreajn dhe Milazim Ndreshajn.
Të gjithë kanë qenë të dënuar më herët për vepra të ndryshme penale si rrëmbim personi, vrasje, kultivim e shitje narkotikësh.
Njoftimi
“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Dorjan Jahelezaj, Grenit Hasanpapaj, Kreshnik Haxhiaj, Mark Lekndreaj dhe Milazim Ndreshaj.
Dorjan Jaheleza, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;
Grenit Hasanpapaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Kreshnik Haxhiaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Mark Lekndreaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
Milazim Ndreshaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.”