Lionel Mesi i ka thënë trajnerit të ri të Barcelonës, Ronald Koeman, se ka më shumë të ngjarë të largohet nga klubi, sesa të qëndrojë pas takimit mes tyre, shkruajnë mediat në Spanjë.
E ardhmja e argjentinasit në Nou Camp është subjekt i spekulimeve pas humbjes poshtëruese 8-2 të Barcelonës ndaj Bajernit të Mynihut në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve javën e kaluar.
Kjo mbylli një sezon zhgënjyes në të cilin katalanasit nuk fituan dot as titullin kampion në Spanjë.
Sipas AS, që citon radiostacionin lokal RAC1, Mesi i tha Koemanit se ai me shumë mundësi e sheh të ardhmen e tij larg Barcelonës.