Një 67-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në Sarandë.
Sipas policisë, viktimë ka mbetur personi me iniciale R.N., banues në fshatin Dhrovjan, i cili dyshohet se është zënë poshtë zetorit që drejtonte pas rrëzimit të tij.
Ai ka humbur jetën rrugës për në spital.
Njoftimi
“Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dhrovjan të Sarandës, duke punuar në vreshtari dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht zetori duke zënë poshtë drejtuesin, shtetasin R. N., 67 vjeç, banues në fshatin Aliko, Finiq, i cili ka ndërruar jetë rrugës drejt spitalit. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.”