Presidenti i Turqisë, Erdogan njoftoi para pak çastesh zbulimin e rezervave të mëdha të gazit natyror në Detin e Zi.
“Turqia ka bërë zbulimin më të madh të gazit natyror në Detin e Zi”, tha Rexhep Tajip Erdogan në Pallatin Dolmabahce në Stamboll.
Anija e shpimit të vendit ‘Fatih’ gjeti rreth 320 miliardë metër kub gaz natyror në 20 korrik, tha Erdogan.
Ai shtoi se Turqia synonte ta vinte gazin e zbuluar për përdorim publik në vitin 2023.
Lajmi erdhi pasi Erdogan njoftoi ‘lajmin e mirë’ për vendin, që ai i kishte premtuar në fillim të kësaj jave.
Më 20 korrik, anija kërkimore Fatih filloi shpimin në fushën Tuna-1 në Detin e Zi.
Kulla e anijes 103 metra e gjatë u çmontua në portin Haydarpasa të Stambollit për të mundësuar kalimin e sigurt të anijes nën urat që përshkojnë ngushticën e Bosforit para udhëtimit të saj në veri drejt Detit të Zi.