Vendosni fjalën kyçe....

Formohet parlamenti i ri në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi zgjidhet me 62 vota Kryetar Kuvendi


Ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut është themeluar parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e parakohshme.

Kuvendi do vijojë të drejtohet nga Talat Xhaferi si emri i dalë nga koalicioni mes LSDM-së dhe BDI-së.

Xhaferi u zgjodh me 62 vota “pro” dhe 43 vota kundër, për një mandat katër vjeçar.

Për kandidaturën e tij votuan 62 deputetët e Koalicionit qeverisë: 46 nga Koalicioni “Mundemi”, 15 nga BDI dhe Menduh Thaçi nga PDSH-ja.

Ndërsa, koaliconi ASH-AAA paralajmëroi se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjen e kryeparlamentarit, ndërsa kundër votuan deputetët e VMRO-DPMNE dhe E Majta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *