Shtetet e Bashkuara dolën nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe për këtë arsye nuk kanë të drejtë të kërkojnë ‘kthim mbrapa’ të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara mbi Teheranin, thanë ministrat e Jashtëm të tre fuqive evropiane të përfshira në JCPOA.
“Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, të ashtuquajturat E3, bëjnë me dije se SHBA-ja nuk ka qenë anëtare e JCPOA-së që nga tërheqja nga marrëveshja në 8 maj 2018”, thanë ministrat përkatës të tre vendeve europiane, Jean-Yves Le Drian , Heiko Maas dhe Dominic Raab.
“Prandaj, E3 nuk mund të mbështesë kërkesën e SHBA-së për rivendosjen e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit, pasi janë në kundërshtim me përpjekjet e tyre aktuale për të zbatuar marrëveshjen.” – shtoi treshja.
JCPOA është shkurtimi për Planin e Veprimit Gjithëpërfshirës të Përbashkët për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, të negociuar nga administrata Obama, e miratuar nga të pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Gjermanisë.