Italia ka regjistruar sërish rritje të fortë të rasteve me koronavirus, ku në 24 orët e fundit kanë rezultuar 947 raste pozitive. Kjo është shifra më e lartë që nga 14 maj, kur numri i të infektuarve ishte 992.
Nëntë persona kanë humbur jetën nga COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së vendit fqinj, Lombardia shënon sërish numrin më të lartë të infeksioneve të reja, 174, pasuar nga Lazio me 137 dhe Veneto me 116.