Vaksina Covid-19 do të jetë falas për të gjithë grekët pasi të bëhet e mundur, njoftoi të premten kryeministri Kyriakos Mitsotakis gjatë një takimi të qeverisë për zhvillimet në lidhje me koronavirusin.
“Dua të jem absolutisht i qartë, vaksina do të jetë në dispozicion falas për të gjithë qytetarët grekë. Ne ende nuk e dimë nëse do të jetë një e tillë apo nëse do të ketë më shumë. Ne nuk e dimë kur do ta kemi në dispozicionin tonë. Shpresojmë më shpejt të jetë e mundur.” – tha ai.
Mitsotakis tha gjithashtu se maskat në fytyrë do të shpërndahen falas për nxënësit dhe mësuesit që kthehen në klasa në vitin e ri shkollor.
Ministri i Arsimit Niki Kerameus tha të enjten se maskat në fytyrë do të jenë të detyrueshme brenda shkollave.
Greqia ka bërë një marrëveshje për të marrë 3 milionë doza të vaksinës Covid-19 që po zhvillohet nga Universiteti i Oksfordit në bashkëpunim me AstraZeneca nëse ajo kalon fazën e katërt të provës klinike, sipas ministrit të Shëndetësisë, Vassilis Kikilias.