Vendosni fjalën kyçe....

Liga e Europës, Interi i etur për trofe përballë “specialistëve” të Seviljes


Interi e Sevilja diskutojnë sot trofeun e parë europian dhe të dytin për nga rëndësia pas Ligës së Kampionëve.

Për italianët ky do ishte trofeu i katërt pas tre të tjerëve fituar më parë, me të fundit në vitin 1998. Ekipi zikaltër nën drejtimin e trajnerit Conte bëri një paraqitje të mirë edhe në Serinë A por pa mundur dot të rivalizojë si duhet Juventusin në garën për titullin kampion.

Spanjollët e Seviljes janë mjeshtrat e Ligës së Europës, trofe të cilin e kanë fituar më shumë se çdo ekip tjetër, plot pesë herë.

Vlen të përmendet fakti se tre trofetë e fundit ata i kanë fituar radhazi në vitet, 2014, 2015, 2016.

Në sezonin e rregullt, Sevilja është renditur në vendin e katërt në Spanjë duke u kualifikuar në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve. Interi është tejet i etur për trofe por ndaj një specialisti si Sevilja, misioni mbetet tejet i vështirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *