Vendosni fjalën kyçe....

Madridi këshillon qytetarët të izolohen për shkak të rritjes së numrit të rasteve


Autoritetet rajonale të Madridit këshilluan sot që popullsia të izolohet në zonat më të prekura nga koronavirusi, sepse numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në Spanjë është rritur me më shumë se 8 000 brenda 24 orëve.

“Përpiquni të qëndroni në shtëpi, në zonat ku ka më shumë raste. Mundohuni të shmangni udhëtimet e panevojshme dhe grumbullimet me më shumë se 10 persona”, tha zëvendëskëshilltari i Shëndetit Publik i qeverisë rajonale të Madridit, Antonio Zapatero.

“Virusi po lëviz, sepse ne po e lëvizim atë”, shtoi ai.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numrat në Spanjë shkuan sot në 386 054 gjithsej, rreth 8 100 më shumë se një ditë më parë, ku rajoni i Madridit është një nga më të prekurit nga pandemia


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *