Kritiku më i madh i Presidentit rus Vladimir Putin, Alexey Navalny, i cili mbetet në një gjendje kome të shkaktuar artificialisht në një spital të Siberisë, mund të transferohet në Gjermani brenda disa orësh, thanë mjekët e tij, duke rënë dakord për kërkesat e familjes për trajtim jashtë vendit.
Duke pasur parasysh seriozitetin e gjendjes së Navalny, ai duhet të transferohet në aeroport me kujdes ekstrem, i thanë mediave të premten mjekët e klinikës Omsk, ku udhëheqësi i protestave në Moskë është në spital.
Një avion ambulancë, i dërguar nga një OJQ gjermane për të transportuar aktivistin, u ul në aeroportin lokal më herët gjatë ditës. Sidoqoftë, mjekët e tij vunë në dukje se ndërsa sigurisht që do të jetë e mundur transferimi i Navalny në Gjermani për trajtim por nuk është as i nevojshëm as i inkurajuar.
“Ne nuk kemi ndër mend që ai të transferohet në një institucion tjetër mjekësor – ashtu kanë zgjedhur të afërmit dhe, natyrisht, ai që pranon të marrë pacientin,” tha njëri nga ekipi. “Megjithatë, ne nuk mendojmë se Navalny në të vërtetë ka nevojë për transferim. Ai mund të marrë trajtimin e kërkuar dhe të gjithë kujdesin e nevojshëm në këtë strukturë. “
Mjekët rusë tashmë janë konsultuar me kolegët e tyre gjermanë, të cilët thonë se janë pajtuar me diagnozën dhe trajtimin e tyre. Asnjë toksinë nuk është zbuluar në mostrat e marra nga aktivisti, thanë ata.