Një person ka mbetur i plagosur në orët e para të mëngjesit pas një grindjeje me një tjetër person.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dishnicë ku 35-vjeçari me iniciale A.Ç., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një person me iniciale B.Sh.
Arma e zjarrit është gjetur nga policia ndërsa autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim.