Vendosni fjalën kyçe....

Polonia shpërfill Brukselin, cakton ministër të Jashtëm politikanin që kundërshton hapur LGBT-të


‘Ideologjia LGBT’ është e prirur për të promovuar eutanazinë, pedofilinë, zoofilinë dhe kanibalizmin, sipas ministrit të ri të Jashtëm të Polonisë.

Të enjten, Zbigniew Rau iu bashkua qeverisë polake si kreu i ri i diplomacisë kombëtare. Emërimi ngjalli jo pak habi në vend, duke marrë parasysh që politikani nuk ka asnjë përvojë në shërbimin diplomatik.

Në vend të kësaj, ai ka një procesverbal me shprehje polemizuese, përfshirë denoncimet e ‘ideologjisë LGBT’. Rau përvijoi pikëpamjen e tij për të drejtat e LGBT vitin e kaluar kur ai po kandidonte për parlament, duke postuar një shkrim të gjatë në Facebook.

Ai tha se njerëzit që promovonin të drejtat e homoseksualëve qëndronin prapa të gjitha llojeve të politikave moralisht të kundërshtueshme dhe nëse u jepet sundimi, ata do të legalizonin eutanazinë, seksin me të mitur dhe kafshë dhe konsumin e mishit njerëzor.

Ligj dhe Drejtësi, partia e djathtë e krishterë që ai përfaqëson, ‘është pengesa e fundit që na mbron ne dhe familjet tona nga kaosi që e majta dëshiron të na zhysë’, deklaroi Rau.

Postimi shkaktoi një skandal të vogël në Poloni pasi emri i Rau ishte pothuajse në krye të listës elektorale të partisë në qytetin e tij të Lodz.

Kundërshtimi i Rau ndaj të drejtave LGBT është mjaft popullor në Poloni. Presidenti Andrzej Duda u rizgjodh për mandatin e tij të dytë muajin e kaluar në një platformë që përfshin mbrojtjen e vlerave të familjes dhe mbrojtjen e fëmijëve nga ‘ideologjia e huaj LGBT’.

Ky qëndrim është në kontrast të mprehtë me pozicionin zyrtar të Bashkimit Evropian dhe përkeqësoi edhe më tej marrëdhëniet tashmë të tensionuara midis Varshavës dhe Brukselit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *