Samsung ka ndërmend të prezantojë një model ‘të çmendur’ me bateri 7000mAh. Modeli Galaxy M51 pritet të dalë në treg në muajin shtator.
Në rrjet janë zbuluar fotot e telefonit të ri dhe të dhënat teknike. Telefoni do ketë një ekran 6.5 inç me një kamera të vendosur anash për fotot selfie. Sensori për zhbllokimin e ekranit do jetë i vendosur në panelin e pasmë.
Aparati do ketë gjitashtu një USB tip C për karikimin dhe sinkronizimin e të dhënave. Ekrani do jetë si zakonisht Super Amoled, çipi do jetë i familjes Snapdragon 730 i intervalit Qualcomm, i shoqëruar me 6 GB ose 8 GB RAM dhe 128 GB memorje të brendshme.
Kamera do jetë 64MP, një sensor ultra të gjerë 12MP, një sensor me thellësi 5MP dhe një kamera makro 5MP. Mbi pjesën e përparme, kamera është 32MP ndërsa bateria gjigante prej 7,000 mAh ju mundëson përdorimin e tij pa u shqetësuar për më shumë se një ditë.