Vendosni fjalën kyçe....

Steve Bannon e deklaron veten të pafajshëm për akuzën e mashtrimit, lirohet me kusht


Ish-shefi ekzekutiv i fushatës së presidentit Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, Steve Bannon, ka deklaruar se nuk është fajtor për akuzat e mashtrimit me gardhin me Meksikën dhe pastrimit të parave.

Ai është liruar pas pagesës së një kaucioni prej prej 5 milionë dollarësh dhe është urdhëruar të mbetet në ShBA në pritje të gjyqit.

Bannon u arrestua mëngjesin e së enjtes bashkë me tre persona të tjerë të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë të tij. Ata akuzohen se kanë mashtruar me 25 milionë dollarë donacione përmes një nisme për mbledhjen e fondeve që do përdorej për të ngritur një mur përgjatë kufirit meksikan të SHBA-së.

Sipas aktakuzës, Bannon mblodhi qindra mijëra dollarë nga fushata e mbledhjes së fondeve duke i përvetësuar.

Të katër burrat dyshohet se kanë përdorur një rrjet të kompanive ‘guackë’ për t’i devijuar paratë nga organizata jofitimprurëse e Bannon në xhepat e tyre.

Nëse gjenden fajtorë ata rrezikojnë një dënim deri në 20 vjet burg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *