Ministrja e Shendetësisë, Manastirliu, deklaroi sot se qeveria ka siguruar shumëfishimin e vaksinave falas kundër gripit për kategoritë në nevojë.
Ajo e bëri deklaratën në qendrën shëndetësore të Kombinatit që sipas saj është rindërtuar me standartet më të mira.
Ndërsa shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Bino, tha se po punohet në disa drejtime për sigurimin e vaksinës së sigurit kundër Covid-19.
“Akoma nuk ka një vaksinë të sigurt, janë pothuajsë 7 vaksina të cilat e kanë kaluar fazen e dytë, janë vaksina tepër premtuese dhe ka nisma. Ne do të zgjedhim atë vaksinë që është efikase dhe e sigurt.”, tha ajo.
Pak ditë më parë, kreu i PD-së, Basha, i bëri thirrje qeverisë që të sigurojë vaksinën kundër Covid-19 dhe t’ua mundësojë atë falas qytetarëve.