Vendosni fjalën kyçe....

Trajtimi i kancerit të gjirit, shkencëtarët zbulojnë mënyrën e kurimit me një seancë të vetme readioterapie


Një përparim i terapisë së trajtimit të kancerit të gjirit i cili kërkon vetëm një goditje radioterapie, ndryshe nga trajtimi tradicional që zgjat me javë, është gjetur të jetë po aq efektiv në trajtimin e sëmundjes.

Studimi, i botuar në BMJ, e sheh terapinë e zhvilluar nga kërkuesit shkencorë në ‘University College London’ gjithnjë e më të arritshme në gjithë botën.

Studiuesit konfirmuan efektivitetin afatgjatë të trajtimit me një dozë të vetme ndaj kancerit të gjirit të njohur si Radioterapi Intraoperative Targeted (TARGIT-IORT), i cili kryhet pas heqjes së tumorit përmes një pajisjeje të vogël në formë topi, të vendosur brenda gjirit pikërisht aty ku ishte kanceri.

Trajtimi zgjat nga 20 deri në 30 minuta dhe sipas ekipit shkencor zhduk nevojën për vizita shtesë në spital.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *