Vendosni fjalën kyçe....

U shfaqën duke kërcyer në dasmë, pezullohen 4 policët e burgjeve në Malësi të Madhe


Janë pezulluar nga detyra 4 efektivët e policisë që u shfaqën në një video ditën e djeshme duke kërcyer në një dasmë.

Sipas njoftimit të policisë së shtetit, dasma po zhvillohej në kundërshtim me masat e vendosura nga qeveria lidhur me pandeminë Covid-19.

Sipas policisë, efektivë ishin të burgut të Reçit në Malësinë e Madhe dhe janë pezulluar nga detyra. Po kështu është gjobitur edhe pronari i lokalit në Malësinë e Madhe me 10 milionë lekë.

Gjithashtu ndaj shefit të Komisariatit në Malësinë e Madhe dhe dy zyrtavëve të lartë të këtij komisariati ka nisur një procedim disiplinor, thuhet në fund të deklaratës.

Njoftimi

Menjëherë pas transmetimtit në rrjetet sociale për një ceremoni martesore të organizuar në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, dhe në këtë aktivitet u shfaqën disa punonjës policie të IEVP (burgu) Reç, Malësi e Madhe, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi ngritjen e një grupi kontrolli për nxjerrjen e përgjegjësive.

Nga verifikimet e kryera nga grupi i kontrollit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u evidentua lokali ku ishte zhvilluar dasma dhe u ndëshkua me 1.000.000 lekë gjobë, për organizim dasme në kundërshtim e Aktin Normativ, pronari i lokalit shtetasi E. R, banues në Malësinë e Madhe.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se punonjësit e policisë që mbulojnë zonën policore Specialisti i Policisë Kriminale shtetasi J. R., Inspektori i policisë së zonës N. R., dhe dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme S. K., dhe A. M.) nuk kishin ushtruar kontroll për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe për këtë shkelje të rëndë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra.

Gjithashtu po me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas inspektimit të bërë nga grupi i kontrollit i ngritur për këtë qëllim, Drejtoria e Standarteve Profesionale ka filluar ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë për Shefin e Komisariatit të Malësisë së Madhe L. N; Shefin e Rendit S.K; dhe Shefin e Hetimit të Krimit K.C.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *