Aktivisti i opozitës ruse, Alexey Navalny, i cili mbetet në gjendje kome, është transferuar nga një spital i Siberisë për t’u kuruar në Gjermani, me kërkesë të familjes së tij.
Megjithë seriozitetin e gjendjes së Navalny, mjekët në qytetin siberian të Omsk e konsideruan atë mjaft të qëndrueshëm për transferim.
Ai u dërgua në aeroportin e Omsk në një ambulancë menjëherë pas orës 6 të mëngjesit dhe fluturoi për në Gjermani rreth orës 8 të mëngjesit.
Navalny humbi vetëdijen të enjten, ndërsa ai ishte në një avion due fluturuar nga Moska drejt Tomskut. Avioni bëri një ndalesë urgjente në Omsk dhe aktivisti përfundoi në një spital lokal në gjendje kome.
Përkrahësit e tij kanë pretenduar se ai mund të jetë helmuar, një pretendim që është amplifikuar nga një numër i drejtuesve dhe mediave perëndimore. Deri më tani, nuk është zbuluar asnjë substancë toksike në trupin e tij.