Vendosni fjalën kyçe....

Ish-kryebashkiaku demokrat: Votoni Joe Biden, falë tij u martova me partnerin tim


Ish-kryebashkiaku i South Bend dhe kandidat për t’u nominuar nga radhët e demokratëve për zgjedhjet presidenciale, Pete Buttigieg, u tha amerikanëve në konventën e demokratëve se ishte Joe Biden ai që ndihmoi dhe e shtyu në martesën me partnerin e tij.

“Dashuria e bën martesën time reale, por guximi politik e bëri të mundur, përfshirë atë të Joe Biden, i cili doli para kësaj partie kur tha se barazia në martesë duhet të jetë ligji i tokës.” tha Buttigieg në një fjalim të drejtpërdrejtë.

“Unaza në gishtin tim, martesa, reflekton sesi mund të ndryshojë ky vend.” tha ai.

Biden njihet si mbështetës i fuqishëm i martesave brenda të njëjtit seks, qëndrim që e ka shprehur hapur dhe fuqishëm edhe gjatë kohës kur ishte zv.president.

Biden tha në një fjalim gjatë vitit 2012:

“Jam absolutisht i kënaqur me faktin se burrat martohen me burra, gratë martohen me gra, burrat heteroseksualë martohen me njëri-tjetrin, kanë të njëjtat të drejta, të gjitha të drejtat civile, të gjitha liritë civile. Dhe sinqerisht, nuk shoh shumë dallim.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *