Vendosni fjalën kyçe....

“Joe Biden është ndryshimi që na duhet” – Meghan Markle kritikohet për thyerjen e rregullit të familjes mbretërore


Dukesha e Sussex, Meghan Markle, ka nxitur kritika mbi veten pas thirrjes së saj që njerëzit të votonin kandidatin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet e nëntorit.

Një gjë e tillë është rreptësisht e ndaluar nga familja mbretërore britanike.

“Ne të gjithë e dimë se çfarë është në diskutim këtë vit,” tha Meghan Markle të enjten, në një takim virtual të organizuar nga grupi i barazisë gjinore Shteti i Bashkuar i Grave.

“Unë e di atë. Unë mendoj se të gjithë ju e dini mirë atë dhe nëse jeni këtu në këtë ngjarje argëtuese me ne, atëherë jeni po aq të mobilizuar dhe me energji për të parë ndryshimin që të gjithë ne kemi nevojë dhe meritojmë.” – shtoi gruaja e princit Harry.

Markle nuk e miratoi në mënyrë të qartë Joe Biden me emër, por komentet e saj dhe pjesëmarrja në veprimtari të organizuara nga ish-zonja e parë, Michelle Obama, i bëri njerëzit ta kritikojnë.

“Fushata për ndryshimin që ne të gjithë duhet të bëjmë dhe e meritojmë.” – sugjeroi ndër të tjera Markle. Kjo e fundit njihet si kritike e hapur e presidentit Trump bashkë me bashkëshortin e saj, Harry.

Kohë më parë ata kanë deklaruar se nuk do shkelin në SHBA për sa kohë është president Donald Trump, betimi të cilin nuk e kanë mbajtur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *