Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, ka dalë para gjykatës pasi u arrestua për përfshirjen e tij të pretenduar në një grindje me autoritetet në ishullin grek të Mykonos, mes pretendimeve që ai u përpoq t’i jepte ryshfet policëve.
Maguire u pa duke dalë nga gjykata herët të shtunën pas njoftimeve se ai u arrestua pasi sulmoi ‘me gojë dhe fizikisht’ një oficer policie të enjten natën, duke çuar në ndalimin e lojtarit të kombëtares angleze.
Sipas mediave vendase, Maguire dhe të tjerë persona që ishin me të u përfshinë në një mosmarrëveshje me një grup tjetër turistësh në një lokal, duke detyruar policinë të ndërhyjë.
Maguire asokohe dyshohet se kishte sulmuar të paktën një polic, ndërsa u deshën pesë policë për ta shtrirë në tokë. Sipas Mykonos Voice, mosmarrëveshja ndodhi kur një grup turistësh shënjestroi Maguire dhe grupin e tij me gjuhë agresive, duke bërtitur: “Pirdhu United”.