Një 40-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi mbajti peng në dyqanin e tij një 52-vjeçar.
Sipas policië ngjarja ka të bëjë me një sasi lekësh që pretendohet se personi me iniciale K.K. i kishte 40-vjeçarit.
Njoftimi
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
K.F., 40 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ky shtetas ka mbajtur peng në dyqanin e tij shtetasin K. K., 52 vjeç, duke i hequr lirinë për rreth 30 minuta, me pretendimin se ky i fundit i kishte borxh autorit K. F., një sasi lekësh të cilën ende nuk ia kishte shlyer.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.