Përfshihet nga flakët një zonë pyjore në Malin e Taraboshit në Shkodër.
Flakët janë në afërsi të Zonës së Mbrojtur në këtë mal.
Për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur ndërhyrja e zjarrfikëses.
Flakët përhapen me shpejtësi, ndërsa në terren ndodhen punonjës të Zonave të Mbrojtura.