Vendosni fjalën kyçe....

Navalny arrin në Gjermani për trajtim mjekësor, është në gjendje të qëndrueshme


Avioni me të cilin është transportuar lideri opozitar rus, Aleksei Navalny ka mbërritur në Berlin.

Navalny, që dyshohet se u helmua, u transportua nga qyteti siberian Omsk për në Berlin, për të marrë trajtim mjekësor.

Themeluesi i organizatës joqeveritare “Cinema for Peace” – avioni i së cilës barti Navanyn nga Rusia në Gjermani – Jaka Bizilij, tha se gjendja shëndetësore e opozitarit rus, është “e qëndrueshme”.

“Gjendja e Navalnyit gjatë fluturimit dhe pas aterrimit është stabile”, tha ai për gazetën gjermane, Bild.

Zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh, po ashtu shkroi në Twitter se “avioni që barte Aleksein ka mbërritur në Berlin”.

Fluturimi nga Rusia për në Gjermani u pengua që të ndodhte më parë, për shkak se autoritetet ruse deklaruan se Navalny nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore që të udhëtonte. Por, familja e tij dhe aleatët insistuan që ai të mjekohej jashtë vendit.

“Vështirësitë për jetën e Alekseit dhe shëndetit të tij sapo kanë filluar, por tashmë është bërë hapi i parë”, ka shkruar më herët në Twitter, zëdhënësja Kira Yarmysh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *