Dita e sotme shënon pelegrinazhin në Malin e Tomorrit, për festën e Abaz Aliut, ku qindra besimtarët bektashianë ngjiten në mal
Këtë festë e ka uruar edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.
“Abaz Aliu zu’ Tomorr,
Erdhi afër nesh,
Shqipëria s’mbet e gjorë”
Se Zoti e desh”.
Gëzuar të gjithë besimtarëve dhe popullit shqiptar, Festën e Shenjtë të Abaz Aliut!
Me shëndet e mbarësi në familjet Tuaja!
Me besimin se vitin e ardhshëm do festojmë pa kufizime dhe distanca fizike!”-shkruan Meta.