Vendosni fjalën kyçe....

“Rama u tall prapë me Kurbinin, sapo iku puna në kantierin ku do ndërtohen pallatet u ndërpre” – Denoncimi (Video)


Ish-deputeti i PD-së, Andon Frrokaj, ka publikuar pamjet e kantierit të braktisur në Laç, ku është parashikuar të nisë ndërtimi i pallateve të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Sipas demokratit, vetëm dy orë më parë gjatë vizitës së kryeministrit Rama vendi oshëtinte nga zhurmat e makinerive e pas ikjes së tij gjithçka ka rënë në qetësi.

Ai shkruan se gjithçka ishte mashtrim e spektakël i kryeministrit Rama.

“Një tjetër tallje me Kurbinin! 2 orë më parë, facebook-u i Edi Ramës oshëtinte nga zhurmat e të ashtuquajturit kantier ndërtimi në Laç. Për të dytën herë brenda pak kohësh, u inaugurua si ditë e rëndësishme historike nisja e ndërtimit të pallateve të shembura pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Për herë të dytë u tall me laçjanët. Pamjet në “sheshin historik të ndërtimit”, janë filmuar para pak minutash. Asnjë makineri nuk ka në punë. Gjithçka ishte shoë dhe mashtrim i Edi Ramës. COVID 19 nuk është arsyeja për vonesën disa mujore të nisjes reale të punimeve. Në asnjë vend të botës, pandemia nuk ndërpreu punën në ndërtim.

As në Shqipëri. Përkundrazi, kullat po rriten kudo në Tiranë. Është paaftësia e qeverisë dhe e Bashkisë së Laçit për t’i dhënë zgjidhje problemeve me dokumentacionin që ka vonuar nisjen e ndërtimit të banesave të qytetarëve. Edi Rama premtoi se në fund të këtij viti, banorët do të hynin në shtëpitë e rindërtuara. Sot, premtimi u shty për në gushtin tjetër. Nëse punët do të vazhdojnë si me ritmin e kësaj “dite historike”, për qytetarët e Kurbinit nuk ka për të patur asnjë lajm të mirë, por vetëm mashtrime.” – shkruan Frrokaj në Facebook teksa publikon pamjet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *