Vendosni fjalën kyçe....

“Rrezikojmë zi me përmasa biblike për shkak të pandemisë Covid-19” – Zyrtari i OKB-së


Pandemia e Covid-19 mund të çojë në një katastrofë të përmasave biblike për sa i përket urisë në mbarë botën, paralajmëroi shefi i zyrës së luftës kundër urisë në Kombet e Bashkuara.

“Të gjitha të dhënat që kemi, përfshirë parashikimin e WFP (World Food Program – Programi i Ushqimit Botëror) thonë se numri i njerëzve që do përballen me kequshqyerje do të rritet me 80 përqind deri në fund të vitit. Këto janë të dhënat e një katastrofe të vërtetë.” – tha David Beasley, Drejtor Ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara.

“Ne po rrezikojmë një zi me përmasa biblike.” – shtoi ai.

Rritja e shpejtë e numrit të njerëzve që nuk do mund të ushqehen do të jetë një rezultat i menjëhershëm i pandemisë, e cila shkaktoi një ndërprerje të rritjes së ushqimit dhe logjistikës në të gjithë botën. Dëmet më afatgjata do të materializohen në vitet në vazhdim.

“Natyrisht që tensionet sociale do të rriten, emigracioni do të rritet, konfliktet do të përshkallëzohen dhe uria ka të ngjarë të prekë ata që nuk e kanë përjetuar atë më parë.” – i tha zyrtari agjensisë ruse të lajmeve TASS.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *