Komisioneri shëndetësor i Virxhinias, SHBA, tha se ai do e bëjë vaksinën kundër Covid-19 të detyrueshme me ligj për të gjithë banorët e shtetit kur një e tillë të jetë gati, duke argumentuar se kjo do të shpëtojë jetë.
Dr. Norman Oliver, i cili drejton departamentin e shëndetësisë së shtetit, tha se do të kërkonte nga të gjithë banorët që të bëjnë vaksinën kur një e tillë të dalë.
“Covid-19 po vret njerëz tani, ne nuk kemi një trajtim për të dhe nëse krijojmë një vaksinë që mund të parandalojë përhapjen e saj në komunitet, ne do të shpëtojmë qindra e qindra jetë.” – tha Oliver.
Një grup lokal avokatie, Virginia Freedom Keepers, e ka kundërshtuar deklaratën e Oliver duke thënë se vaksinimi nuk mund të bëhet i detyrueshëm dhe se për të secili duhet të vendosë vetë në mënyrë të lirë.