Një sherr i përmasave të mëdha ka ndodhur pasditen e sotme në Ersekë. Një person ka mbetur i plagosur me thikë ndërsa një grua është përplasur me makinë raporton Balkanweb.
Në konflikt janë përfshirë 5 persona nga fshati Taç, mes të cilëve edhe kushërinj. Një nga personat e plagosur është dërguar në spitalin e Korçës ku është jashtë rrezikut për jetën.
Një nga personat e përfshirë në konflikt është përpjekur të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes por ka përplasur një grua me makinën e tij.
Kjo e fundit është dërguar në spital ndërsa gjendja e saj shëndetësore nuk bëhet me dije.