Vendosni fjalën kyçe....

Transportonin emigrantë në mënyrë të paligjshme, arrestohen tre persona në Korçë


3 persona u arrestuan në Korçë pasi u kapën duke transportuar në mënyrë të paligjshme emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme.

Ata u arrestuan në aksin Korçë-Pogradec.

Njoftimi i policisë:

Gjatë aksionit, janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, të cilët transportonin një emigrant të paligjshëm.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së.
Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • G. D., 30 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”).
  • Gj. P., 31 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”).
  • A. P., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e mësipërm janë konstatuar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të vendit të quajtur “Enkelana” duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Volksëagen”, një emigrant të paligjshëm,​ të cilit kundrejt shpërblimit i kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *