Një 60-vjeçar është arrestuar në Kavajë, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur 13-vjeçare.
Sipas policisë, i ndaluari është një person me iniciale A.Sh., i cili është kapur në flagrancë.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.SH., 60 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht, një shtetase të mitur 13 vjeçe.” – thuhet në njoftimin e policisë.