Dy personat e njohur për rrengjet e tyre, Vovan dhe Lexus, kanë arritur të vënë në lojë një tjetër politikane, duke sugjeruar se e demokratja e nominuar për zv.presidente të SHBA-së, Kamala Harris, mezi priste të pranonte një regjistrim të rremë të Donald Trump, duke besuar se personi nga ana tjetër e telefonit ishte Greta Thunberg.
Vovan dhe Lexus, emrat e vërtetë të të cilëve janë Vladimir Kuznetsov dhe Alexey Stolyarov, janë shtirur si aktivistja e klimës adoleshente, Greta Tunberg dhe babai i saj Svante, në një telefonatë në janar me Harris, vetëm disa muaj para se ajo të bëhej zëvendësja e Joe Biden.
“Urime për gjithë udhëheqjen tuaj. Unë jam frymëzuar aq shumë nga guximi juaj dhe zëri juaj.” – thotë harris për dyshen, në videoklipin e marrë nga The Sun.
Dyshja më pas pretendoi se ata kanë ‘pisllëqe’ ndaj Trump që mund të jenë të dobishme për Harris, në formën e një regjistrimi të presidentit, që i thotë Thunberg ‘ju kurrë nuk do ta arrini qëllimin tuaj’.
“Jam shumë e tmerruar nga ajo që po bën Trump, madje nuk mund të ha apo të fle kur e shoh në TV. Ai takim i tmerrshëm në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara në shtator, kam makth. E pashë në korridor dhe i thirra që të nënshkruante marrëveshjen e klimës në Paris. Ai erdhi sipër dhe ai më tha butë, ‘Ju kurrë nuk do ta arrini qëllimin.” – thotë dyshja që po shtirej si Thunberg.
Pasi Greta ofron mbështetjen e saj për fushatën e Harris, ‘Svante’ i thotë senatores se biseda midis Trump dhe vajzës së tij ishte regjistruar dhe pyet nëse regjistrimi do të ishte i dobishëm për të. Harris duket se e pranon ofertën.
“Kjo do të ishte e mrekullueshme.” – thotë ajo. Ajo gjithashtu pranon një ofertë nga ‘Greta’ për të dëshmuar kundër Trump.