Grupet e djathta e të majta janë përleshur fizikisht në Portland, ndërsa policia zgjodhi të mos ndërhyjë.
Përplasjet shpërthyen gjatë paradites teksa dy grupet u ndeshën në rrugë. Ata ishin të armatosur me shkopinj gome, me spërkatës me piper, mburoja e helmeta.
Policia e ndoqi në largësi përplasjen teksa ato vijuan për disa orë radhazi. Prej kohësh sheshet kanë qenë të pushtuara nga aktivistët e Black Lives Matter dhe grupi i majtë Antifa.
Por së fundmi, organizime grupesh të djathta kanë dalë rrugëve të qyteteve amerikane në kundërpërgjigje të dhunës së ushtruar nga e majta.