Vendosni fjalën kyçe....

Juventusi kompleton stafin teknik, publikon emrat e bashkëpunëtorëve të Pirlos


Klubi i Juventusit ka publikuar emrat e bashkëpunëtorëve të trajnerit Pirlo duke kompletuar kështu stafin e ri që do përgatisë lojtarët.

Juventusi do të nisë nesër grumbullimin për sezonin e ri nën drejtimin e Andrea Pirlos, i cili gjithashtu do të nisë rrugëtimin e tij si trajner, një eksperiencë që e provon për herë të parë, pas një karriere të shkëlqyer si futbollist.

Klubi bardhezi ka publikuar sot edhe listën e plotë të stafit teknik, duke konfirmuar të gjithë emrat e lakuar në mediat gjatë ditëve të kaluar, ndërsa ndihmësi i parë i Andrea Pirlos do të jetë pikërisht ish mbrojtësi i bardhezinjve Igor Tudor.

Ky i fundit pranoi të paguajë nga xhepi i tij për prishjen e kontratës në mënyrë të parakohshme me Hajdukun e Splitit, ku ishte trajner i parë dhe fluturoi menjëherë në drejtim të Torinos, ku nga nesër do të nisë një eksperiencë të re.

Juventusi dominon prej 9 sezonesh në kampionatin italian, por misioni i pamundur për bardhezinjtë ka mbetur Liga e Kampionëve, një kompeticion të cilin kanë dështuar ta sjellin në Torino emra si Conte, Allegri e së fundi Maurizio Sarri.

Ky i fundit u shkarkua në fillim të gushtit pas vetëm një viti në pankinën e Juves, ndërsa presidenti Agnelli vendosi t’i besojë pankinën Andrea Pirlos, një bast vërtetë i guximshëm ky për drejtuesin bardhezi, duke qenë se ish fantazisti nuk ka punuar asnjëherë si trajner.

Stafi teknik i Juventusit për sezonin e ri:
Trajner: Andrea Pirlo

Zv. Trajner: Igor Tudor

Ndihmës-trajner: Roberto Baronio

Ndihmës-trajner: Antonio Gagliardi

Përgjegjës i përgatitjes atletike: Paolo Bertelli

Përgatitës atletik: Andrea Pertusio

Përgatitës atletik: Enrico Maffei

Përgjegjës i Shkencës së Sportit dhe Forcës: Duccio Ferrari Bravo

Staf: Antonio Gualtieri

Trajner portierësh: Claudio Filippi

Ndihmës-trajner portierësh: Tommaso Orsini

Përgjegjës i analizave të ndeshjeve: Riccardo Scirea

Analizues ndeshjesh: Domenico Vernamonte

Analizues ndeshjesh: Giuseppe Maiuri

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *