Vendosni fjalën kyçe....

Kanosën policët e burgut të Fushë-Krujës, arrestohen tre persona


Policia ka vënë në pranga 25-vjeçarin me iniciale B.Sh., 39-vjeçarin A. Sh. dhe 24-vjeçarin E.Sh, të tre banues në Nikël të Krujës.

Dy kushërinjtë B.Sh., dhe A.SH., kanë kanosur për shkak të detyrës, për motive të dobëta punonjësit e policisë në IEVP Fushë Krujë, specialistin e informacionit dhe rojën e IEVP-së, ndërsa shtetasi E.Sh., pasi ishte larguar nga banesa ku duhet të qëndronte u ka shkuar në ndihmë dy kushërinjve dhe i ka transportuar me makinë për t’i shpëtuar kapjes së policisë.

Sherri ka nisur pasi dy kushërinjtë kanë pasur një të afërmin e tyre në burgun e Fushë-Krujës dhe kanë kërkuar që t’i ndërrohej dhoma. Pas kundërshtimit të punonjësve të policisë për të ndërruar dhomën e të burgosurit ka nisur edhe sherri mes tyre.

Mësohet se 39 vjeçari me iniciale A. Sh.,  ishte dënuar më parë me 15 vjet burg për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Ndërsa 24 vjeçari E. Sh., aktualisht është i dënuar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe për shkak të situatës së COVID-19, i është caktuar të qëndrojë në banesë. Por, i riu ka thyer masën e sigurisë për të ndihmuar kushërinjtë që t’i arratisen policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *