Kosova ka raportuar sot 10 viktima lidhur me Covid-19 në 24 orët e fundit.
Kjo e çon numrin e përgjithshëm të personave që kanë ndërruar jetë lidhur me koronavirusin e ri në 467.
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë kryer së fundmi 448 analiza duke zbuluar 111 persona të prekur nga Covid-19.
Kosova është një nga vendet që raporton zyrtarisht ndër vdekshmëritë më të larta në rajon lidhur me koronavirusin e ri.