Vendosni fjalën kyçe....

Mjekët në Indi i heqin gruas tumorin 54 kilogramësh, më i madhi në botë


Mjekët në një spital privat në Nju Delhi, Indi, i hoqën një gruaje 52-veçare, tumorin më të madh të vezores në botë. Tumori 54 kilogramë, që u hoq gjatë një operacioni që zgjati 3 orë e gjysmë ishte sa gjysma e peshës së pacientit.

“Në mbi 30 vjet përvojë si kirurg, kurrë nuk kam hasur në një rast ku tumori peshonte pothuajse gjysmën e peshës së trupit të personit.” – tha Arun Prasad, kirgurgu që kreu ndërhyrjen në spitalin Indraprastha Apollo.

Pacientja, banore e Nju Delhit, kishte fituar peshë muajt e fundit dhe arriti në 106 kilogramë. Ajo u përball me vështirësi në frymëmarrje dhe kishte dhimbje të forta në bark, tha spitali në një deklaratë.

Sipas spitalit, tumori ishte beninj dhe pacientja do mund të shërohej shpejt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *