Vendosni fjalën kyçe....

Një viktimë dhe 137 raste të reja lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


137 raste të reja pozitivë me virusin korona në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit, në bazë të 1414 testeve të bëra, të prekur me CoVid-19 rezultuan 9,6% e pacientëve.

Shpwrndarja e rasteve: Shkup 53, Kumanovë 19, Gostivar 10, Shtip 8, Manastir 7, Nga 6 në Veles dhe Sveti Nikollë, 5 në Dellçevë, 4 në Tetovë, Nga 3 në Kërçovë dhe Makedonski Brod, 2 në Strugë Gjevgjeli, Krivo Pallankë, Probishtip, Berovë dhe Negotinë dhe 1 në Strumicë.

Në kushte spitalore, mbrëmë ndërroi jetë një 63 vjeçare nga Dibra, duke e çuar në 564 numrin e pacientëve që humbën jetë si pasojë e komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga CoVid-19.

Ndërsa 53 pacientë  u shëruan plotësisht nga ky virus ditën e sotme duke e çuar në 10,110 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Që nga shpërthimi i pandemisë e deri më sot të prekur me këtë virus janë regjistruar 13,595 pacientë, prej tyre aktualisht janë 2,921 raste aktive. Gjithsej janë bërë 137, 465 PCR teste, prej të cilëve 9,8% kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *